Connect with us

LAJME

Suhareka e nderon Milazim Vatajn, një vit pas vdekjes

Published

on

Është shënuar një vjetori i vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së Milazim Vataj. Në këtë kujtim, në Sallagrazhdë të Suharekës fillimisht është zbuluar guri mbi varrin e tij dhe është bërë përurimi i varrezave të dëshmorëve, derisa më pas është mbajtur një akademi përkujtimore. Në këtë organizim morën pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga institucionet në të gjitha nivelet.

Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, tha se roli i Milazimit ishte i jshtëzakonshëm në luftë. ‘Unë e njoha edhe para luftës, por në beteja ishim së baahku. Ishte trim’, tha Muharremaj. Derisa, kujtimet nga lufta i ktheu edhe njëherë Sadik Halitjaha, komandant i zonës. Sipas tij, Milazim Vataj ishte në bjeshkët e Budakovës që nga ditët e para.

“Erdhi në bazë, sapo ne e formuam. Milazimi ishte i prerë në mbrojtje të atdheut. Ishte pjesë e shumë betejave. Ishte i patrembur”, tha Halitjaha.

Rolin e Vatës në luftë e ka vlerësuar shumë eshe kryetari i OVL-UÇK Sejdi Elezi.

Në emër të familjes, të pranishmit i ka përshëndetur djali i të ndjerit, Valon Vataj.

“E pyeta çka është kjo, kur ia gjeta një copë hekuri tek vendi i punës. Tha është pistoletë, Magnum. I thashe ku e ke marrë? Më tha se e ka gatuar në bukë dhe e ka sjellë nga lufta”, kujtoi Valoni kohën kur si i vogël e kishte kuptuar se babai i tij Milazimi po armatosej për të luftuar.

Në këtë ngjarje është promovuar edhe kënga kushtuar Milazim Vatajt, e kënduar nga këngëtari i mirënjohur Rifat Berisha.

Continue Reading