Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell ka uruar këngëtaren Dua Lipa për dy çmimet e marra në ‘Grammy Awards’.
O’Conell e ka quajtur Duan, krenarinë e dy shteteve, atë të Britanisë dhe të Kosovës.
“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruar O’Conell.
Dua ka fituar mbrëmë dy çmime: Kënga më e mira dance si dhe artistja më e mirë e re.
Dua kështu bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim ‘Grammy’.