Connect with us

LAJME

Fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë në Zarë vijojnë mësimet plotësuese

Published

on

Falë angazhimit të komunitetit shqiptar të Zarës, në shkollën fillore “Kruno Krstiq” në lagjen ‘Arbnesh’ që nga viti 2016 ka filluar mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

Një mundësi e tillë është shumë e mirëseardhur thonë prindërit dhe nxënësit shqiptar.

“Kur e hapem paralelen e parë këtu në Arbnesh të Zarës mësimet filluan t’i vijojnë nxënësit shqiptarë të diasporës, mirëpo këtë vit kemi një vërshim të fëmijëve arbneshë”, thotë mësuesi Vesel Lekaj.

Arbneshët e Zarës që në Kroaci njihen si arbanas emigruan rreth 300 vjet më parë, kryesisht përgjatë bregdetit dalmat.

Ata erdhën nga rrethina e Shkodrës ndërsa për fat të mirë edhe sot e kësaj dite në shumë familje arbneshe është ruajtur gjuha shqipe.

Continue Reading