Teleskopi
  • LAJME
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONI
    • BOTË
    • RAJON
  • POLITIKË
  • SPORT
  • EKONOMI
  • SIGURI
  • DREJTËSI
  • KULTURË
  • KURIOZITETE
  • STILI
  • OPINIONE
Connect with us
Teleskopi

Teleskopi

Durrësi, historia e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet

  • LAJME
    • Kurtishaj: Shqipëria i vetmi destinacion konform buxhetit të çdo kosovari

    • Arrestohet i dyshuari për shit-blerje të substancave narkotike në Prishtinë

    • Arrestohet Ridvan Muharremi, i dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

    • UNICEF i dhuron IKShP-së tetë aparatura testimi për PCR

    • Zhduket një vajzë në Prishtinë, qe disa ditë nuk dihet vendndodhja e saj

    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONI
    • BOTË
    • RAJON
  • POLITIKË
    • Kurti në Londër, takim me Cleverly, Sekretarin britanik për Punë të Jashtme

    • NATO: I marrim seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës

    • Kryeministri Kurti raporton sot në Kuvend për situatën në veri

    • Gërvalla takohet me Ahmadin, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

    • Haradinaj: Kurti bëri tri gabime, koha të kthejmë faqen

  • SPORT
    • Arsenali shet dyshen Runarsson dhe Tavares

    • Milani ‘harron’ Brojën, në sulm për Kean

    • Thirrjet homofobike kundër Gilmour – policia britanike fillon hetimet ndaj tifozëve

    • Spanja është finalistja e parë në Botërorin e femrave

    • Zyrtare: Arsenali nënshkruan me David Raya

  • EKONOMI
    • Kurtishaj: Shqipëria i vetmi destinacion konform buxhetit të çdo kosovari

    • Bëhet sot lansimi i thirrjes publike për mbështetjen e pajisjeve efiçiente

    • Murati: Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro

    • Hapet Marketi i Ndërtimit

    • Ahmet Ismaili, Guvernatori i ri i BQK-së

  • SIGURI
    • Arrestohet i dyshuari për shit-blerje të substancave narkotike në Prishtinë

    • Zhduket një vajzë në Prishtinë, qe disa ditë nuk dihet vendndodhja e saj

    • Aksident mes katër veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen 14 persona

    • Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për mashtrim dhe vjedhje të rëndë

    • Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga lartësia

  • DREJTËSI
    • Tetë muaj nga zhdukja e mostrave të Deharit, ende asnjë i arrestuar

    • Tentoi të i ik Policisë, njësia e antidrogës arreston një person në Fushë Kosovë, i gjendet drogë dhe para

    • Haxhiu konfirmon masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policëve të rrëmbyer nga Serbia

    • Kandiq: Të lirohen policët e Kosovës

    • Caktohet masa e paraburgimit ndaj Milenkoviçit

  • KULTURË
    • Rita Ora befasohet nga paraqitja e vajzës shqiptare në “The Voice Australia”

    • Nis sot panairi i Librit në Ulqin

    • Shtëpia e Kulturës në Preshevë largon nga puna aktoren Egzona Salihu, pasojnë reagimet

    • Zbulimi i mbishkrimit të Justinianit, evidencë për historinë dardane

    • ‘Nexhmije Pagarusha’ në një formë të veçantë

  • KURIOZITETE
    • Në Kuvendin e Prishtinës sot diskutohet gjendja e sigurisë

    • Vetitë shëndetësore të limonit

    • Studimi shkencor e nxjerr gjuhën shqipe rreth 6 mijë vjeçare, autoktone në Ballkan

    • Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

    • Tetë ushqime që janë tepër të shëndetshme kur hahen të gjalla

  • STILI
    • Horoskopi i ditës së sotme

    • Jennifer Lopez mahnit fansat me dukjen pa makijazh teksa këmbëngul se nuk përdor filtra në fotografitë dhe videot e saj

    • Horoskopi i ditës së sotme

    • Nëse mbani rrobat e banjës të lagura në trup, rrezikoheni nga infeksionet: Si të veproni

    • Vajza e Donald Trump e magjepsur me bukuritë e bregdetit shqiptar

  • OPINIONE
    • Kryetarët e kontejnerëve!

    • Trendi i rritjes së kamatave bankare, alarm për bizneset dhe ekonominë

    • Politika dhe Humanizmi sipas Çelikut

    • Një shoqëri që çuditet nga të mençurit

    • Tërmeti, dridhjet që na bashkuan

LAJME SHQIPËRI

Durrësi, historia e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet

EKONOMI LAJME

Kurtishaj: Shqipëria i vetmi destinacion konform buxhetit të çdo kosovari

LAJME SIGURI

Arrestohet i dyshuari për shit-blerje të substancave narkotike në Prishtinë

LAJME

Arrestohet Ridvan Muharremi, i dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore

LAJME SHËNDETËSI

UNICEF i dhuron IKShP-së tetë aparatura testimi për PCR

LAJME SIGURI

Zhduket një vajzë në Prishtinë, qe disa ditë nuk dihet vendndodhja e saj

BOTË LAJME

Ukrainë: SHBA do të japë shpejt lejen për avionët luftarakë

LAJME

Policia aksion në shtëpinë dhe lokalin e të dyshuarit për skandalin e vajit

LAJME

Dita Ndërkombëtare e Gjeologjisë

LAJME

Pritjet deri në pesë orë për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë

LAJME

Durrësi, historia e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet

Published

7 years ago

on

November 29, 2019

By

admin

Qyteti 3 mijë vjeçar, i cili është ringritur disa herë pas tërmeteve shkatërruese, është goditur sërish rëndë prej lëkundjeve sizmike që vijojnë prej 3 ditësh dhe që kanë detyruar mjaft qytetarë të largohen prej tij.

Durrës- Adi, një taksist në qytet duket i prerë në fytyrë dhe i lodhur, ndërsa tregon se nuk po i pushon celulari. “Duan të ikin të gjithë. Kam çuar njerëz në Elbasan, Peqin. Nuk pushojnë duke ikur drejt aeroportit. Gati sa nuk hidhen përpara makinës njerëzit në rrugë, duan t’i dërgoj diku”, tregon me zë të ulët.

Rrugët e qytetit duken të zbrazëta. Kafenetë janë mbyllur dhe shumica e dyqaneve kanë ulur qepenat. Qytetarë të shumtë lënë banesat me valixhe në duar. Mbi tavanët e makinave dallon trasta dhe valixhe të vendosura deng.

Autoritetet janë përpjekur të qetësojnë banorët. Artur Lekbello shefi i Emergjencave Civile në Qarkun Durrës, sqaroi se edhe pse ishte shpallur gjendja e emergjencës nuk ka një situatë evakuimi të qytetarëve. Ai tha se ata që kishin mbetur pa strehë pas dëmtimit të banesave ishin dërguar në hotele apo në palestra.

“Në hotelet e qytetit (deri mbrëmjen e të enjtes) janë akomoduar 300 persona dhe vijon puna për transferimin e të tjerë qytetarëve”, tha Lekbello.

Por dhjetëra qytetarë janë larguar drejt Kosovës dhe disa qindra në qytetet e tjera të vendit. Numri total i të pastrehëve është i paqartë. Mëngjesin e të premtes numri i viktimave shkoi në 49, ndërsa ekipet e emergjencës nga Serbia dhe Mali i Zi vijonin kërkimet në rrënojat e hotel Mira Mare për një person që mendohet se ndodhet ende aty. Lekbello i tha BIRN se ishin ndërkohë 750 të plagosur.

Përcillen viktimat e para

Megjithatë shumë banorët e Durrësit janë ende në ankth prej lëkundjeve që vijojnë të shkundin qytetin. “E kemi përjetuar shumë keq. Në spital kam mamin, motrën dhe gjyshen. I kam të dyja në spital vetëm nga frikësimi dhe plagët. Më shumë qanin, po shyqyr që nuk patëm dëme në viktima”, tregon Klodian Hyka.

Ai banon në lagjen numër 13 të Durrësit, në Plazh. Apartamenti i tij u dëmtua dhe pranë tij një hotel disakatësh u shemb.

Ndërkohë Bektash Shahini ka ardhur nga Italia për të parë shtëpinë e blerë pak vite më parë,  por ai nuk ndjehet aspak optimist. Shtëpia e tij në zonën e Plazhit është dëmtuar shumë rëndë dhe ai ende nuk di se kujt t’i drejtohet: “Kam ardhur enkas nga Italia dhe nuk kam asnjë lloj informacioni. Nuk e di se ku të hyj dhe ku të dal”- thotë i pezmatuar Bektashi. “Unë dua që të vijnë ekspertët dhe ta shikojnë; të nxjerr mallin apo mos ta marr, si t’ia bëj”, tregon ai. Ai thotë se e ka blerë apartamentin për 70 mijë euro.

Humbjet materiale janë ende të pallogaritshme. Ajo që dihet janë humbjet në jetë njerëzish. Qindra qytetarë të Durrësit dolën të përcillnin për në banesën e fundit katër anëtarë të familjes Reçi.

Në sheshin “Liria” të Durrësit, ku flamurët e Ditës së Pavarësisë sikur qëndrojnë në gjysmë shtizë, bashkëqytetarët e familjes Reçi, e cila u shua e gjitha nën rrënoja, i kanë lënë mënjanë  hallet personale për tu bashkuar në hidhërimin e pamatë të të afërmeve të katër viktimave.

“Kristi sot me siguri do të ishte në spitalin e Durrësit, duke u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, siç bënte gjithmonë vullnetarisht”,  tregon Tristani, një mik i familjes Reçi. Mes lotësh ai tregon për studenten e vitit të fundit të degës së Mjekësisë, e cila humbi jetën tragjikisht, së bashku me nënën Dolorën, të atin Eduardin dhe të vëllanë, Klausin, 21-vjeçar.

Lëkundjet shoqërojnë përpjekjet për shpëtim

Ndërsa lëkundjet vijojnë me magnitudë më të ulët, Forcat Speciale Renea, FNSH-ja e Tiranës, Shkodrës dhe e Fierit, forcat e ushtrisë, zjarrfikëset, emergjencat civile dhe ekipet e shpëtimit të ardhura nga shumë vende të rajonit dhe Evropës, si dhe policia lokale e Durrësit dhe Krujës vijuan operacionet e kërkim-shpëtimit, deri në orët e vona të së enjtes kur prej rrënojave u nxorën edhe viktimat e fundit.

Shumë shqiptarë të Kosovës po ashtu janë të pranishëm me ndihma dhe në kërkim të trupave nën rrënojat e pallateve në zonën e plazhit. Zjarrfikësit e Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. a. (KEK)  po punojnë në periferi në të njëjtën zonë ku më së shumti qëndruan në ditët e rënda të eksodit të fillimvitit 1999.

“Kemi ardhur nga Kosova me dy automjete, të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme. Tërmeti është i pa parashikueshëm dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë për kërkimin e personave nën rrënoja apo evakuimin e qytetarëve”, u shpreh Milazim Plakaj, menaxher i Departamentit të Sigurisë Industriale dhe Mbrojtjes nga Zjarri, KEK.

Zyrtarët lokalë thonë se kanë bërë po ashtu të gjithë përpjekjet për të strehuar banorët. “Jemi munduar të akomodojmë të gjithë qytetarët që kanë ardhur. Kemi parasysh që nuk është vetëm qyteti, por edhe njësitë administrative, në të cilat janë instaluar çadra. Nuk e mendonim që të kishte një sensibilizim kaq të madh. Përpos shoqatave humanitare kanë ardhur ndihma edhe nga Rumania, Turqia, Italia, Kroacia, Maqedonia, Mali i zi, kanë qenë të pranishëm këtu, qoftë edhe me specialistë që kërkojnë njerëz në rrënoja”, tha për BIRN Etleva Kondi, nënkryetare e bashkisë Durrës.

Por ndërsa mjaft qytetarë janë larguar drejt qyteteve të tjera për të shmangur ankthin, shumë banorë kanë refuzuar të largohen nga shtëpitë gjysmë të shembura në zonën e ish-Kënetës e gjetkë. Dhjetëra prej tyre flenë në makina jashtë shtëpive me shpresë se mund t’i ruajnë prej grabitjeve.

Durrësi një histori ringritjesh

Si për të kujtuar shkakun e vdekjes një shkundje tërmeti nxjerr nga lokalet pranë një grup njerëzish. Përsëri tërmet, 4.9 ballë siç thotë një nga të rinjtë që sheh të dhënat në kohë reale në telefon.

Durrësi duket sikur po përjeton ditët më të rënda të historisë së tij. Por nuk është e para herë; qyteti 3-mijëvjeçar është rrënuar disa herë nga tërmetet shkatërrimtare dhe përsëri është ringritur.

Jo shumë larg nga vendi ku bëhen homazhet, pjesët e murit  murit bizantin që u shembën mëngjesin e së martës e kanë parë qytetin të gjunjëzohet para pushtimesh dramatike dhe lëkundjesh tragjike edhe në vitin 1273, kur për më shumë se 50 vjet qyteti mbeti krejtësisht bosh.

“Katër nga viktimat e atij tërmeti vdekjeprurës u gjetën vetëm para 10 vjetësh gjatë ekspeditës italo-shqiptare pranë galerive të amfiteatrit antik” – thotë arkeologu Afrim Hoti. Ai shton se skeletet e dy të rriturve dhe dy fëmijëve ndodheshin pranë njeri tjetrit, teksa duket se tentonin të largoheshin nga banesa e tyre për t’i shpëtuar fatkeqësisë.

Vetë muret rrethuese, një pjesë e të cilëve u shembën para 50 orësh janë ndërtuar pas një tjetër tërmeti, edhe më të hershëm, atij të vitit 345, një nga fatkeqësitë e shumta që ka goditur qytetin antik në shekujt e kaluar.

Por qyteti ka mbijetuar përsëri. As pas lëkundjeve të fundit periferia e Durrësit e cila është prekur më shumë nuk është dorëzuar. Nga qendra e qytetit ka qytetarë që vijnë orë e minutë me biçikleta dhe përpiqen të jenë të vlefshëm e të ndihmojnë.

(Marrë nga Reporter.al)

Related Topics:Durrësihistoria e qytetit 3-mijëvjeçar që është rrënuar disa herë nga tërmetet
Up Next

Bilanci i rëndë i viktimave nga tërmeti

Don't Miss

Situata pas tërmetit, ministrja Shahini informon se kur fillon mësimi

Continue Reading

You may like

Teleskopi
  • LAJME
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONI
    • BOTË
    • RAJON
  • POLITIKË
  • SPORT
  • EKONOMI
  • SIGURI
  • DREJTËSI
  • KULTURË
  • KURIOZITETE
  • STILI
  • OPINIONE

Copyright © 2017 Teleskopi.info