Nga zyrtarët policor të stacioneve të rajonit të Prishtinës, në tri raste dhe lokacione të ndryshme, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar tri armë zjarri.
– Sekuestrimi i një arme (e tipit Zoraki), është bërë në fshatin Obranqë në Podujevë, nga njësite të cilat i janë përgjigjur një thirrje për një rast të dhunës në familje, ku dhe është arrestuar një person i dyshuar.
Personi i dyshuar:
-L.S, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, , pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë ka ndodhë dje në fshatin Grabovc të Obiliqit, ku gjatë një përleshje fizike në mes të disa personave dyshohet të jetë përdorë arma e zjarrit.
Lidhur me këtë rast sot janë identifikuar dhe arrestuar pesë persona të dyshuar, si dhe është sekuestruar:
-një armë AK-47
– 48 fishekë dhe
-një karikatorë.
Ndërsa lidhur me rastin e cilësuar si kanosje dhe përdorim i armës, i cili ka ndodh me 25.05.2023, në rrugën “Kajtaz Ramadani” në Prishtinë, sot është siguruar prezenca e të dyshuarit si dhe është sekuestruar një armë zjarr.