LAJME

Pacolli: Kosova meriton më mirë, dhe është për keqardhje kjo situatë e rëndë

Published

on

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar se në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova, s’ka asnjë rëndësi më se kush është në pushtet e kush është në opozitë.

Në një postim në facebook, duke komentuar kidnapimin e tre policëve të Kosovës në Bare të Leposaviqit nga xhandarmëria serbe, Pacolli ka theksuar se ata duhet liruar menjëherë.

Ai ka thënë se tash duhet të ketë unitet dhe koordinim me aleatët perëndimorë të Kosovës.

“Në këtë situatë të tensionuar, nuk ka rëndësi kush është pozitë apo opozitë. Kemi tre policë të rrëmbyer nga Kosova, të cilët duhet të lirohen menjëherë! . Askush nuk duhet të luajë me zjarrin. Kosova meriton më mirë, dhe është për keqardhje kjo situatë e rëndë!”, ka shkruar Pacolli.

Për kidnapimin e policëve nga Kosova, Kryeministri, Presidentja dhe Kryeparlamentari kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe për këtë gjë, kanë kërkuar edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

Teksa Bashkimi Evropian, edhe pas tërë kësaj situate të krijuar, ka thënë se janë duke e verifikuar situatën.

Më të lexuarat

Copyright © 2017 Teleskopi.info