Connect with us

LAJME

VV bën homazhe para shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe para shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë në 100 vjetorin e vdekjes së tij.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ka thënë se me figurën e Ismail Qemalit identifikohet pavarësia e Shqipëris.

“Dje është shënuar 120 vjetori i Besëlidhjes Shqiptare, i Lidhjes së Pejës, i Haxhi Zekës, si dhe përvjetori i vrasjes së tribunit dhe heroit tjetër kombëtar, Isa Boletini. Ndërsa sot, këtu para shtatores së Ismail Qemal Vlorës, erdhëm që të bëjmë homazhe me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij. Ismail Qemal Vlora është figura me të cilën identifikohet pavarësia e Shqipërisë së cilës i kanë paraprirë shumë kryengritje, shumë organizime, shumë luftra të përgjakshme, shumë vuajtje dhe humbje, gjithandje vilajeteve shqiptare të asaj kohe, të cilat synonin çlirim kombëtar, mëvetësi politike dhe ruajtjen e tërësisë territoriale”, ka thënë Kurti.

Sipas Vetëvendosjes, Shqipëria akoma nuk ia ka dalë të bëhet si Shqipëria e shpallur e pavarur nga Ismail Qemali.

Continue Reading